TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Qershor 2023, 08:41

Mbrëmë festuan ditëlindjen e Krid, sot martohen në Livadh Klea Huta dhe Elgit Doda

Shkruar nga Pamfleti

Mbrëmë festuan ditëlindjen e Krid, sot martohen në Livadh

Klea Huta dhe Elgit Doda do të martohen ditën e sotme. Çifti, bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre, kanë udhëtuar në jug të vendit ku dhe do të mbahet ceremonia.

Festa ka nisur mbrëmë pas mesnate, ku ata kanë pritur ditëlindjen e djalit të tyre, Krid, të gjithë bashkë buzë detit.

Ka qenë Bora Zemani ajo që ka ndarë një video në instastory ku Krid fik qirinjtë e tortës bashkë me Klean dhe Elgitin.

Ceremonia e dasmës do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Livadh. Të ftuar janë edhe shumë emra të njohur të showbizzit, ndërkohë që çifti ka zgjedhur si këngëtare në ditën e tyre të madhe Artiola Toskën dhe Juliana Pashën.

Klea dhe Elgiti janë bashkë prej vitesh tashmë dhe janë kthyer në një nga çiftet më të preferuar të publikut.

Mbrëmë festuan ditëlindjen e Krid, sot martohen në Livadh Mbrëmë festuan ditëlindjen e Krid, sot martohen në Livadh Mbrëmë festuan ditëlindjen e Krid, sot martohen në Livadh

elgit doda klea huta dasme livadh

Lini një Përgjigje