
Ndonëse u pajtuan pas shuplakës së bujshme dhe zënkave në Big Brother VIP2, duket se sërish ka ndodhur diçka mes modeles Kejvina Kthjella dhe këngëtarit Luiz Ejlli.
Modelja ka tërhequr të gjithë vëmendjen me veprimin e saj të fundit, i cili tregon se ajo ka ende pakënaqësi ndaj këngëtarit.
Kejvina e ka hequr Luizin nga lista e saj e ndjekësve në Instagram ku deri dje i komentonte vazhdimisht. Nga ana tjetër Luizi vazhdon ta ndjekë. Kaq ka mjaftuar që të ngrihen pikëpyetje mbi raportin e tyre.
Pak javë më parë Luizi foli për Kejvinën në një intervistë ku tha: “Që kur kam dalë prej ‘Big Brother’ nuk kam folur me asnjërin prej tyre. Më ka shkruar edhe Kejvina. Unë e kam thënë, në momentin që unë fik dritat dhe mbyll derën e asaj shtëpie, kam lanë çdo gjë aty. Nëse doni të më vlerësoni për Luizin që jam jashtë, ja ku më keni.”

Lini një Përgjigje