
Dje (17 maj) në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar Armand Peza. Kohët e fundit po qarkullon në mediat sociale lajmi se Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj do të organizojnë këtë verë dasmën e tyre.
Pas diskutimeve në studio, ai tregoi disa detaje ekskluzive, në lidhje me dasmën madhështore të çiftit. Peza tha se kanë ecur shpejt organizimet dhe angazhimet për ngjarjen e ëndrrave.
“Sigurisht që do veshë gjëra të bukura, i ka vënë punët përpara. Shoh dëshirën e madhe të të dyve për dasmën, si të Arbanës ashtu edhe Eduartit. Punohet qetë dhe me qejf me ta. I kam miq prej kohësh, ua njoh shijet, mi dinë gustot, mi njohin ‘dallgët’.
Këtë verë është dasma. Arbana dhe Eduarti kanë një rreth të gjerë shoqëror, dhe nëse do bëhej në Shqipëri do ishte një event shumë i madh, por fakti që po bëhet jashtë nënkupton që do jetë diçka shumë e vogël, familjare, me disa miq të përbashkët të çiftit që janë shumë pak. Arbana është shumë e lidhur me shtëpinë dhe familjarët e saj dhe ka vendosur prioritete në jetë, bën gjërat që shijon vetë”.
Peza ishte ai që realizoi në tërësi edhe organizimin e dasmës së Luizit dhe Kiarës dhe sigurisht fustanin e saj. Ai shpjegon se si ishte e gjithë kjo ndjesi për të:
“Një dasmë e bukur, je në trysni kohe sepse nuk të japin orientime, vetëm javën e fundit u vendos pasi u mor miratimi i Luizit dhe Kiarës. U bënë gjërat shumë shpejt, brenda një jave u realizua i gjithë ai event. Erdhi bukur edhe në brendësi, protagonistët sigurisht e shijuan, ne mbetëm të kënaqur, morëm komplimenta dhe falënderime. Elvana ishte qershi mbi tortë, ishte atmosfera”.
Detaji i personalizuar në vellon e Kiarës?
“Ishte diçka e personalizuar, ne së fundmi po e fusim si trend. Ky ishte rasti më i mirë për ta lançuar. Ato që e personalizojnë eventin, janë pikërisht këto detaje sepse kjo vello paloset, futet në sirtar dhe u tregohet fëmijëve në të ardhmen. Kam bërë një faj që do ta rrëfej tani. Kam fjetur, më ka zënë gjumi në 3 Prime. Të nesërmen njerëzit kërkonin konfirmim, mendonin se unë dija çdo gjë aty brenda. Unë merresha me eventet në prapaskenë të “BBV” por kjo nuk më bën mua të brendshëm, ne lajmëroheshim në momentet e fundit dhe organizimi ishte shumë i vështirë. Nuk dije të jepje përgjigje”.
Lini një Përgjigje