TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Maj 2025, 10:59

Alba largohet nga Ferma Vip, Limi i shkon pas duke braktisur shfaqjen

Shkruar nga Pamfleti

Alba largohet nga Ferma Vip, Limi i shkon pas duke braktisur shfaqjen

Alba Pollozhani ka vendosur të largohet nga programi Ferma Vip.

Ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’ ka shkelur kontratën, pasi nuk ka pritur 24 orë nga kërkesa që kishte bërë një natë më parë, por u largua menjëherë nga Ferma.

Kujtojmë se produksioni tentoi t’i ndryshonte mendjen, por kjo rezultoi e pamundur, pasi Alba e kishte marrë vendimin e saj ekstrem.

“Dua të largohem nga Ferma VIP”, ishte kjo deklarata e Alba Pollozhanit që tronditi publikun, por edhe fermerët.

Mesa duket produksioni nuk ka miratuar kërkesën e saj për t’u larguar nga Ferma VIP dhe me shumë mundësi pritet që ta hedhë në gjyq.

Pas largimit të Alba Pollozhanit me vullnetin e saj nga “Ferma Vip 2”, edhe fermeri tjetër Lim Hoti vendosi të ndërpresë rrugëtimin e tij.

Një vendim i papritur ky, teksa pasi braktisi garën, u shpreh se nuk po duronte më brenda fermës. Lim Hoti tha se Big Mamën e sheh si finaliste dhe i uroi fitoren.

Lim Hoti: Eksperienca ishte shumë spektakolare, nuk do ta harroj gjatë gjithë jetës time. Ka momente shumë të bukura, të cilat do mbeten në mendjen time. Faleminderit produksionit, fermerëve. Unë e dua shumë publikun dhe ata që më ndjekin, shumë faleminderit për përkrahjen. Por thjesht nuk po duroja dot. Duhet të ikja se s’bën. Finalist shikoj Big Mamën dhe i uroj fitore.

alba pollozhani lim hoti largim

Lini një Përgjigje