TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Janar 2025, 18:40

Aktorja e njohur së shpejti nënë për herë të tretë, zbulon lajmin këtë fillim viti

Shkruar nga Pamfleti

Aktorja e njohur së shpejti nënë për herë të

Aktorja e njohur Eliona Pitarka, ka nisur vitin 2025 me një lajm të gëzueshëm për ndjekësit e saj. Ajo ka njoftuar se është në pritje të ëmbël.

Eliona, e cila tashmë është nënë e dy vajzave, ka zbuluar se është shtatzënë për herë të tretë dhe aktualisht ndodhet në muajin e tretë të shtatzënisë.

Aktorja e njohur së shpejti nënë për herë të

Lajmin e ëmbël aktorja e ka dhënë nëpërmjet një video me partnerin në rrjetet sociale, ku shihen duke kërcyer të dy, dhe më pas ajo tregon barkun e rrumbullakosur, ndërsa i shoqi ka treguar ekografinë.

Aktorja e njohur së shpejti nënë për herë të

Kjo ka emocionuar fansat dhe miqtë e saj, të cilët i kanë përcjellë urime të shumta familjen e saj.

“Ja pra miq e mikesha, ky eshte postim per te nisur vitin Bebi Alliu nr 3 eshte rrugës #babynr3ontheway”, ka shkruar ajo.

 

Lini një Përgjigje