
Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka thënë se qytetarët kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për tërheqjen e kryetarëve të zgjedhur, bazuar në udhëzimin administrativ të nxjerrë nga qeveria.
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e ambasadës amerikane në Prishtinë, Katherine Judd, lidhur me procesin që ka të bëjë me katër kryetarët e komunave veriore.
“Qytetarët kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për tërheqjen e zyrtarëve të zgjedhur sipas këtij udhëzimi administrativ. Ne respektojmë sundimin e ligjit në Kosovë, duke përfshirë ushtrimin e kësaj të drejte të veçantë, bazuar një proces demokratik dhe ligjor. Ne vazhdojmë të inkurajojnë Qeverinë e Kosovës që t’i sigurojë qytetarët që ata në mënyrë efektive të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas udhëzimit administrativ”, thuhej në deklaratën e ambasadës.
Lini një Përgjigje