TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Dhjetor 2023, 19:10

Skandali/ Ish-shefi i Njësisë Speciale të Kosovës i përfshirë në sulmin në Veri, shpallet në kërkim nga INTERPOL

Shkruar nga Pamfleti

Skandali/ Ish-shefi i Njësisë Speciale të Kosovës i

Uglesha Jarediç, ish-shefi i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, është një nga 20 personat që bëjnë pjesë në listën e të kërkuarve nga organizata më e madhe ndërkombëtare e policisë, INTERPOL.

Jarediç ka emrin në listë në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Ish-shefi i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në regjionin e veriut, Uglesha Jarediç, është identifikuar në mesin e personave që ishte i përfshirë në rastin e Banjskës.

Në një dokument që Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dorëzuar tek institucionet e Kosovës, emri i Jarediçit përmendet si i përfshirë në këtë rast.

Për të dokumentuar përfshirjen e tij Ministria ka përdorur një fotografi ku Jarediç shihet në një makinë bashkë me dy persona të tjerë.

KLujtojmë se, më 24 shtator, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

veri sulm interpol

Lini një Përgjigje