TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Dhjetor 2023, 15:54

“Do të dalin gjëra të rënda”, Milaim Zeka: Naim Murseli është thyer para policisë, organizimi i vrasjes i mirëmenduar

Shkruar nga Pamfleti

“Do të dalin gjëra të rënda”, Milaim Zeka: Naim

Gazetari Milaim Zeka gjatë një interviste tha se së shpejti do të mësojmë më shumë gjëra pasi Naim Murseli tashmë është thyer nga policia dhe do të dalin në dritë gjëra të rënda brenda familjes.

Zeka theksoi se motivi i vrasjes ka për të dalë, ndërsa shtoi se  paratë nuk mund të jenë kurrsesi motivi për këtë ngjarje makabër. Pasi sipas gazetarit një person i cili është i aftë që me gjakftohtësi të organizojë vrasjen e gruas në sy të fëmijëve të tij, është tipi i personazhit që do të thyet para policisë.

“Unë jam shumë, shumë i bindur që policia e Kosovës dhe prokuroria do të arrijnë ta zbulojnë motivin, pasi karakteri i një njeriu të tillë, që organizon vrasjen e gruas në prezencë të fëmijëve, se ndodh që e kanë vrarë gruan aksidentalisht, e personazhe të tillë bëjnë edhe vetëvrasje, por ta organizosh vrasjen të tillë, ti e ke mirëmendruar.

Që të organizosh vrasjen e gruas në sy të fëmijëve, ti duhet të jesh një vrasës i tmerrshëm. Ky njeri tashmë është thyer para policisë, pasi e ka pranuar të gjithë organizimin, por do dalin gjëra shumë të rënda nga hetimet. Do dalin gjëra  të rënda nga hetimet, do dalin gjëra të rënda brenda familjes. Por një gjë e them  me përgjegjësi, paratë nuk janë motivi”, tha Milaim Zeka në "Euronews".

vrasja liridonës naim murseli milaim zeka

Lini një Përgjigje