TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Dhjetor 2023, 07:59

“Më erdhi informacioni”, gazetarja tregon lidhjen e Naim Murselit me Behgjet Pacollin

Shkruar nga Pamfleti

“Më erdhi informacioni”, gazetarja tregon lidhjen e Naim

Llabani tha se Naimi është marrë me publikimin në mediat online të të gjitha aktiviteteve të Pacollit.

Gazetarja Anduena Llabani është shprehur se Naim Murseli, i cili akuzohet për porositjen e vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademajt, ka qenë këshilltar për rrjetet sociale i Behgjet Pacollit, gjatë kohës që ky i fundit ka qenë president i Kosovës.

Llabani tha se Naimi është marrë me publikimin në mediat online të të gjitha aktiviteteve të Pacollit.

“Më vjen një informacion që ky person ka qenë këshilltar për rrjetet sociale i Bexhet Pacollit. Është marrë me çdo gjë që ai bënte në rrjetet sociale, publikimin e aktiviteteve të Pacollit që ai bënte kur ishte president. Këshilltar për mediat. Është shumë afër Pacollit. Meqë Erla më pyeti, unë them se ka qenë për rrjetet sociale”, është shprehur Llabani në “Now".

naim murseli behgjet pacolli

Lini një Përgjigje