TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Dhjetor 2023, 15:56

Sulmuan gazetarin Valon Syla në Kosovë, dënohen me nga 2 vite burg tre autorët

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuan gazetarin Valon Syla në Kosovë, dënohen me nga 2 vite

Gjykata e Prishtinës ka dënuar me nga 2 vite burg personat që sulmuan fizikisht gazetarin Valon Syla. Në prill të këtij viti, 3 persona dhunuan fizikisht gazetarin, pas ironive ndaj një hoxhe në Prizren. 

Policia i identifikoi dhe më pas arrestoi, ndërsa sot gjykata ka dhënë vendimin për të duke dënuar me nga dy vite burg Kenan Hasanin, Okan Hasanin dhe Lum Dervishin.

Në këtë seancë tre sulmuesit nuk ishin prezent, ndërsa në sallë u paraqit i dëmtuari Valon Syla.

Si ndodhi sulmi i Valon Sylës?

Gazetari Valon Syla kishte bërë disa reagime lidhur me dhurimin e një veture "Mercedes" dhuratë për një hoxhë në Prizren, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava. Syla kishte kritikuar ashpër këtë gjest të hoxhollarëve, duke i quajtur “mulla mercedesa”.

Në shkrimin e parë, Syla tha se Tërnava është merakli i makinave dhe ka treguar një histori personale të vitit 1984.

Ai tha se hoxhollarët po sillen si “Mulla Mercedesa” në muajin e Ramazanit në vend se të reflektonin për modesti.

“Sot e shoh Kryemyftiun Naim Tërrnava që endet mbetet një marakli i kerreve... blen vetura për vajzën e tij superluksoze, për djemtë e tij, madje ju hap firma me shit kerre dhe tash së fundmi shpalos 'Mulla Mercedesa' në muajt e shenjtë të Ramazanit, që në vend të reflektohet me modesti, ata sillen si reperat Jay-Z, e protagonistat me terapi si 'Vali Corleone'...”, shkroi Syla ndër të tjera.

Më tej, Syla publiko dy video në të cilat gjithashtu kritikoi hoxhën dhe tregoi një shaka.

“Një përshëndetje për Mulla Mercedesin Mazllumin nga unë. A je benz a je dizell?. Bashkësia Islame, siç po duket me aktivitetet për Ramazan, veç dollarin Zot e kanë. Të Allahut jeni dhe te mercedesi do të ktheheni... Urime. Kaq për sonte. Na ndiqni në Pressing”, shkruan Syla.

Pas përfundimit të emisionit Pressing ku ai mori pjesë si analist, Syla u sulmua në një lokal në Prishtinë nga tre persona. Ndaj këtij sulmi ka pasur reagime të shumta në vend.

valon syla sulm gazetari denim autoret

Lini një Përgjigje