TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Dhjetor 2023, 16:32

Deklarata e fortë e Milaim Zekës: Pacolli kishte dijeni për problemet mes Liridonës dhe Naimit

Shkruar nga Pamfleti

Deklarata e fortë e Milaim Zekës: Pacolli kishte dijeni për

Gazetari Milaim Zeka ka folur lidhur me krimin që tronditi Kosovën ku u vra Liridona Ademaj. Vrasja u inskenua dhe porosit nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Zeka tha se Naimi me Liridonën ka pasur probleme ndërsa shprehet i sigurt se kjo e fundit ia ka treguar Behgjet Pacollit problemet që kishte me bashkëshortin.

Mes të tjerash, ai nënvizoi se Naim Murseli ka bërë jetë luksi, duke shtuar se në vitin 2019 kanë paraqitur në një Gjykatë në Suedi, kërkesën për divorc.

“Naimi nuk ishte njeri i mirë dhe të garantoj me jetë se në rast se Naim Murseli nuk ia ka treguar problemet Pacollit me Liridonën, Liridona ia ka treguar Pacollit problemet që kishte me Murselin. Që në vitin 2019 është paraqit kërkesa për divorc në Suedi. I kam dhe informacionet se sa të ardhura kanë pasur gjatë vitit 2022 dhe prej nga Naimi ka bërë një jetë kaq të shfrenuar dhe luksi. Ky ka foto në facebook foto me Rita Orë, Dua Lipën, këngëtarë të famshëm. Murseli kishte fotografi me fëmijët por jo me Liridonën”, tha Zeka për “Euronews Albania”.

milaim zeka liridona naim pacolli

Lini një Përgjigje