TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Mars 2023, 08:21

"Vuçiç refuzoi ofertën për Asociacion", Beogradi i përgjigjet Kurtit: Ai po ofendon serbët

Shkruar nga Pamfleti

"Vuçiç refuzoi ofertën për Asociacion",

Sekretari i shtetit në Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviç, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ia refuzoi ofertën bujare për një asociacion të hartuar dhe propozuar nga ai.

Staroviç ka thënë se Asociacioni është përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

“Kur përpiqeni të jeni të zgjuar, por vetëm konfirmoni arrogancën tuaj. AKS-ja është e përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të cilën Kosova e nënshkroi dhe e ratifikoi.

Kurti, duke ofruar të cilësojë si një akt bujarie, po tallet me dialogun dhe po i ofendon serbët.

Marrëveshjet e mëparshme përcaktojnë qartë se kush do ta hartojë statutin e AKS-së dhe definitivisht nuk është Kurti, por vetë serbët vendas”, ka shkruar Staroviç në Twitter.

Dje Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar detaje të reja nga takimi i Ohrit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Në një postim në Twitter, Kurti u shpreh se presidenti serb e ka refuzuar ofertën e tij për vetëmenaxhim të serbëve të Kosovës pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel dhe para se të refuzonte Aneksin e propozuar në Ohër.

“Pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri nënshkrimin e saj me Aneksin e 18 Marsit, presidenti i Serbisë refuzoi ofertën time bujare të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës në një asociacion që unë do ta hartoja dhe propozoja. A është ai Dr. Jo apo z. Nyet? E dimë që ai nuk është mjek”, shkruan kreu i qeverisë së Kosovës në postimin e tij.

 

 

kurti vucic

Lini një Përgjigje