TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Shtator 2023, 16:08

Von Cramon shpërndan pamjet e terroristëve në Veri dhe i bën thirrje BE-së për të sanksionuar Serbinë   

Shkruar nga Pamfleti

Von Cramon shpërndan pamjet e terroristëve në Veri dhe i bën

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka shpërndarë në platformën X videon e grupit terrorist të cilët ditën e diel organizuan një sulm ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Bashkëngjitur me videon Von Cramon ka pyetur se kur do të nisin sanksionet nga Bashkimi Evropian në lidhje me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Ajo ka etiketuar në këtë postim komisionerin evropian Oliver Varhelyi, shefin shefin e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrel si dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

cramon sanksionimi serbisë

Lini një Përgjigje