TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Shtator 2023, 14:17

Lihen në burg sulmuesit serbë, motra vrapon pas makinës ku ishte i vëllai: Dushan, qëndro i fortë!

Shkruar nga Pamfleti

Lihen në burg sulmuesit serbë, motra vrapon pas makinës ku ishte

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lënë në burg sulmuesit serbë që qëlluan ndaj Policisë së Kosovës.

Pas daljes nga gjykata ata janë shoqëruar nga trupat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

E pranishme në këtë moment ka qenë motra e njërit prej të arrestuarve.

“Dushan, Dushan, qëndro i fortë”, mësohet se thërret ajo teksa i vëllai futet në makinën e policisë.

Gjykata vendosi 30 ditë paraburgim për Dushan Maksimoviç dhe Blagoje Spasojeviç të dyshuar për sulmin terrorist të së dielës në Banjskë të Zveçanit.

Avokati i Maksimoviç tha se këtë vendim do ta apelojë. Ndërsa motra e tij, Biljana, deklaroi se hetimi do të dëshmojë të vërtetën rreth rastit të vëllait të saj.

Kujtojmë që një ditë më parë, e njëjta masë sigurie u caktua edhe për Vladimir Toliç.

 

dushan maksimoviç kosovë

Lini një Përgjigje