TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Shtator 2023, 13:23

Me pranga dhe kokën poshtë, momenti kur të akuzuarit serbë për sulmin në Banjskë dalin nga gjykata

Shkruar nga Pamfleti

Me pranga dhe kokën poshtë, momenti kur të akuzuarit  serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të akuzuarve B.S dhe D.M, të cilët dyshohen për sulmin në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vdekur polici Afrim Bunjaku.

Në këtë seancë, është shqyrtuar kërkesa e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Gjithashtu Gjykata Themelore Prishtinë caktoi gjatë orëve të mëngjesit masën e paraburgimit për një tjetër sulmues serb i identifikuar me inicialet V.T., pas seancës dëgjimore e cila u mbajt në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Kujtojmë se më 24 shtator, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup personash të maskuar dhe të armatosur ndërsa po shkonte për të hetuar bllokimin e një rrugë nga dy kamionë pa targa në Banjskë. Si pasojë, u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku, ndërsa disa policë të tjerë u plagosën.

Pasi qëlloi ndaj zyrtarëve policorë, grupi i armatosur u strehua në manastirin e Banjskës, ndërsa përleshjet me policinë e Kosovës vijuan.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, policia vrau tre sulmues të nacionalitetit serb, ndërsa arrestoi gjashtë të tjerë. Ndërkohë në mbrëmjen e 25 shtatorit në një hotel në Banjska janë arrestuar edhe dy persona të tjerë për armëmbajtje.

 

gjykata themelore në prishtinë sulmuesit serbe

Lini një Përgjigje