TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Shtator 2023, 13:05

Sulmet në veri, Sveçla: Armatimet që gjetëm kapin vlerën 5 milion euro, janë të viteve 2021-2022

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet në veri, Sveçla: Armatimet që gjetëm kapin

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka folur në lidhje me situatën në Veri të Kosovës, ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit u vra polici Afrim Bunjaku ndërsa u plagosën dhe tre sulmues.

I ftuar në Euronews Albania, Sveçla tha armatimet që gjetën kapin vlerën 5 milionë euro, ndërsa shtoi se po kërkojnë dhe për armatime të tjera. Më tej ai nënvizoi se armatimet janë të prodhimit 2021 dhe 2022.

“Dje kemi pasqyruar një pjesë të armatimit të kapur. Armët nuk mund të gjenden në treg të zi, janë armë të ushtrisë serbe, janë të prodhimit 2021. Ka mina që janë prodhuar në vitin 2022. Nuk janë mbetje të luftërave të vitit ’90. Vlera e gjithë armatimit të gjetur është rreth 5 milion euro. Askush nuk mund ta mbuloj një armatim të tillë”, tha Sveçla.

Ministri i Brendshëm i Kosvës, tha gjithashtu se policia po vijon të bëjë kontrolle.

Sveçla tha se pavarësisht se publikojnë herë pas here se sa armë dhe materiale kanë gjetur, ato ende nuk janë përfundimtare, pasi gjatë kontrolleve po vijojnë të shtohen.

“Aksioni po vazhdon, ne në vazhdimësi po krehim terrenin dhe po zbulojmë armatime dhe pajisje të rreja, çdo listë që publikojmë, pas një kohe na del se ato nuk qëndrojnë, pasi ato po shtohen”, tha ministri.

 

sulm veri svecla 5 milione euro

Lini një Përgjigje