TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Shtator 2023, 14:49

Denoncoi kontrabandën e armëve serbe në kisha, deputetja britanike: Vuçiç më kërcënoi

Shkruar nga Pamfleti
Denoncoi kontrabandën e armëve serbe në kisha, deputetja
Vuçiç dhe deputetja britanike, Alicia Kearns

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik Alicia Kearns i është rikthyer akuzave te lidhura me kontrabanden e armëve nga Serbia në Kosovë.  Ajo ka deklaruar se procesi i normalizimit duhet të vazhdojë dhe të bazohen në një trajtim të barabartë për Kosovën dhe Serbinë. Sipas Kearns, aktualisht kjo nuk është qasja e BE-së dhe SHBA-së.

“Situata aktuale në Ballkan i shqetëson shumë deputetë përreth Evropës dhe përtej. Ekziston një dëshirë e komunitetit ndërkombëtar që ta mbështesë Kosovën dhe Serbinë që t’i zgjidhin tensionet dhe të vazhdojnë drejt një bashkëjetese paqësore. Gjithsesi, nëse procesi i normalizimit do të vazhdojë, duhet të bazohet në trajtim të njëjtë dhe barabartë për të dy palët – që aktualisht nuk është qasje e BE-së dhe SHBA-së.”, thotë ajo.

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik Alicia Kearns, më 4 korrik, kishte denoncuar faktin se armët kontrabandohen nga Serbia në Kosovë me autoambulanca dhe se ato magazinoheshin në ambientet e Kishës Ortodokse Serbe.

Dioqeza e Rashkës – Prizrenit, e kishte konsideruar akuzë shumë të rrezikshme, e cila sipas tyre kriminalizonte Kishën Ortodokse Serbe”. Dioqeza kishte kërkuar që të hetoheshin urgjentisht akuzat e bëra nga deputetja britanike.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha asokohe se Serbia po zhvillon një hetim kundër deputetes britanike. Kearns ka rrëfyer për kërcënimin që i bëri Vuçiç si dhe bisedat me kryeministrin kosovar Albin Kurti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Unë personalisht kam folur edhe me kryeministrin Kurti për nevojën që serbët e Kosovës të ndihen të dëgjuar dhe të përkrahur si pjesë e Kosovës. Mund të gjendet një zgjidhje, por do të kërkojë nga të dy palët kompromis dhe mirëkuptim, retorikë të deeskalimit dhe angazhim të sinqertë në dialogun e kryesuar nga BE.”, tha Kearns.

Kearns ka ripërsëritur deklaratën se armët nga Serbia po kontrabandohen në Kosovë. Sipas saj këta persona duhet të hetohen nga kush po financohen dhe kush po i organizon.

Lini një Përgjigje