TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Shtator 2023, 17:23

Vijon aksioni në Veri, policia bllokon blindin e përdorur nga serbët; konfiskohen mitralozë, snajper dhe minahedhës (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Vijon aksioni në Veri, policia bllokon blindin e përdorur nga

Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga aksioni i djeshëm, ku u arrestuan dy persona të tjerë në Veri, duke çuar në 8 numrin e të ndaluarve për sulmin terrorist të së dielës.

Policia përmes një njoftimi bën me dije se ka sekuestruar një autoblind, i cili shfaqet dhe në videon e publikuar dje, si dhe një sasi shumë të madhe armësh. Autoritetet bëjnë me dije se situata vijon të jetë ende e tensionuar, teksa vijojnë kontrollet në të gjithë fshatin e Banjskës.

Vijon aksioni në Veri, policia bllokon blindin e përdorur nga

Vlerësuar në aspektin e sigurisë, situata në veri të vendit është e qetë, por mbetet e tensionuar. Policia e Kosovës (PK), siç ka raportuar në konferencën e datës 25.09.2023, se operacioni policor është ende duke vazhduar dhe si rezultat i saj në një hotel ka arrestuar dy persona të dyshuar si dhe në zonën e fshatit Banjskë janë gjetur dhe janë konfiskuar disa mjete dhe arsenal armësh.

Pas arrestimit të dy sulmuesve terroristë me armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë, arrestimit të katër personave të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terrorist, si dhe arrestimit të dy personave të dyshuar, me datën 25.09.2023 numri i të arrestuarve deri më tani ka arritur në tetë (8)persona”, njofton policia.

Vijon aksioni në Veri, policia bllokon blindin e përdorur nga

Policia bën me dije se dy armë të gjata AK 47 janë gjetur në manastir, si dhe një helmetë e Policisë së Kosovës, e cila është marrë nga vendi i ngjarjes ku është vrarë rreshteri policor.

Sipas policisë, është sekuestruar një blind, dy vetura dhe një makineri e rëndë (bager), të cilat kanë qenë të mbushura me sasi të madhe e që kryesisht përbëjnë:

• një armë e kalibrit të rëndë (lansues me nitro 30 mm),

• tri armë të kalibrit të rëndë (gulinov me tri tyta),

• dy armë të gjata (mitraloza),

• një snajper (black spear 12.7mm),

• një minahedhës (82 mm),

• njëzet e dy armë të gjata (AK 47),

• një automatik (RPZ),

• dy pushkë gjuetie,

• dy armë të shkurta (revole),

• një granatë dore,

• shtatëdhjetë e katër karikatorë për AK 47,

• nëntë jelekë antiplumb,

• një radiolidhje,

• tetë çanta ushtarake,

• gjashtë uniforma ushtarake.

Vijon aksioni në Veri, policia bllokon blindin e përdorur nga

Vijon aksioni në Veri, policia bllokon blindin e përdorur nga

Vijon aksioni në Veri, policia bllokon blindin e përdorur ngaVijon aksioni në Veri, policia bllokon blindin e përdorur ngaVijon aksioni në Veri, policia bllokon blindin e përdorur ngaVijon aksioni në Veri, policia bllokon blindin e përdorur nga

 

Lini një Përgjigje