TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Shtator 2023, 16:12

Agresioni në veri, Haradinaj: Duhet hetim ndërkombëtar!

Shkruar nga Pamfleti

Agresioni në veri, Haradinaj: Duhet hetim ndërkombëtar!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar hetim ndërkombëtar për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku mbeti i vrarë oficeri i policisë Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

Haradinaj shkruan se ngjarjet në veri dhe sulmi terrorist mbi Policinë e Kosovës janë pjesë e skenarit të përgatitur nga Beogradi.

“Situata e krijuar si rezultat i përfshirjes së drejtpërdrejt të Serbisë në sulmet e armatosura të grupeve kriminale në veri, kërkon hetim ndërkombëtar!

Ngjarjet në veri dhe sulmi terrorist mbi Policinë e Kosovës, janë pjesë e skenarit të përgatitur në Beograd. Reagimi i Policisë së Kosovës është përmbushje e detyrës për të mbrojtur rendin dhe ligjin. Qëndrimi i Qeverisë së Serbisë dhe rreshtimi i saj krah grupeve kriminale e paraushtarake, është tejet shqetësues në këtë situatë dhe është sinjal i qartë se shteti i Serbisë është përfshirë në sulmet e armatosura të grupeve kriminale në veri.

Prandaj në një situatë të tillë është i domosdoshëm një hetim ndërkombëtar për të zbardhur skenaret e destabilizimit të situatës jo vetëm në Kosovë, por në gjithë rajonin e Ballkanit”, shkruan Haradinaj.

haradinaj sulm veri

Lini një Përgjigje