TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Shtator 2023, 21:30

U vra nga serbët në Veri, Kosova shpall të hënën ditë zie në nderim të Afrim Bunjakut

Shkruar nga Pamfleti

U vra nga serbët në Veri, Kosova shpall të hënën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur ditën e nesërme ditë zie në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku. Lajmi është bërë i ditur nga presidenca përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Presidentja Vjosa Osmani e shpall të hënën ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit.

Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t'i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Oficeri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku u vra në orët e para të së dielës në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës, nga agresorët serbë, teksa dy të tjerë mbetën të plagosur.

kosove dite zie vrasje veri

Lini një Përgjigje