
Ngjarja në veri të Kosovës duket se ka prishur planet e Vuçiç. Ndonëse u mundua të distancohet nga ngjarja, faktet janë sheshit dhe raportet e tij me ndërkombëtarë nuk do jenë më njësoj.
Për këtë arsye në një konferencë për mediat ai sulmoi SHBA dhe BE se nuk do e njohë kurrë Kosovën e pavarur edhe sikur të vriten të gjithë.
“Dyfytyrësia është emri i tyre i mesëm. Gjatë gjithë kësaj kohe kanë kërkuar të fajësojnë Serbinë për të njohur Kosovën. Kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur, mund të na vrisni të gjithëve, kurrë Serbia nuk do ta njohim Kosovën e pavarur. Një krijesë që e krijuat duke bombarduar Serbinë. Për të biseduar, do të bisedojmë. Por njohja e Kosovës të harrohet”, tha ai.
Lini një Përgjigje