
Një ngjarje e rënda ka tronditur Ferizajin pasditen e sotme, ku katër persona u plagosën me thikë në rrugë.
Të plagosur mbetën dy vajza nën 18 vjeç dhe dy meshkuj të moshës 29 dhe 32-vjeç. Ata u sulmuan nga një person në rrugët: "Enver Topalli", "Halim Spahija" dhe "Ejup Statovci" në rrethana ende të paqarta.
Pas i ndjek nga pas personat e pafajshëm në rrugë, agresori i sulmon me thikë dhe largohet nga vendngjarja. Të plagosurit u dërguan menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Dy prej tyre u dërguan drejt QKUK në Prishtinë për ndihmë më të specializuar.
Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, ku forca kanë mundur të kapin autorin në afërsi të një qendre tregtare. 59-vjeçari u shoqërua drejt komisariatit të Ferizajt.
Ende nuk dihet shkaku i sulmit ndërsa hetuesit dhe agjentët e kriminalistikës mblodhën provat mes të cilëve dhe thikën që dyshohet se 59-vjeçari sulmoi viktimat dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sipas drejtorit të Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Sylës, 10-vjeçarja është në gjendje shëndetësore stabël, ndërsa një nga 3 të plagosurit e tjerë do t’i nënshtrohet një ndërhyrje.
“Fëmija 10-vjeçar është në gjendje më të rëndë. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme në Qendrën Emergjente, ndërkaq më vonë është futur në sallën e operacionit. Gjatë kohës së intervenimit dhe gati para përfundimit, gjendja është stabël dhe jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Syla për RTK.
Lini një Përgjigje