
Nuk është se jam i dashuruar as me PDK-në, as me LDK-në, por duhet të punoj me ta për ta hequr këtë njeri.
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se opozita duhet të largojë Albin Kurtin nga pushteti pasi me antiamerikanizmin e tij po e rrezikon vendin.
Haradinaj tha se hyrja e Kosovës në NATO është shumë e rëndësishme, pasi Forca e Sigurisë së Kosovës ka kapacitete për të ndihmuar Aleancën Veriatlantike dhe se hyrja në këtë organizatë do t'i hapte rrugë hyrjes edhe në organizatat tjera ndërkombëtare.
"Bota po ecën me ritme shumë të shpejta dhe çështja e sigurisë po ecën me dinamikë të vështirë. Ushtria jonë ka atë që i ofron NATO-s, ajo ofron kapacitetin e saj elitar. Ne mundëm të hynim në NATO pa na njohur Serbia. Në anëtarësimin në NATO , parimi është që Serbia të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ajo që sot ekziston si jozyrtare por miqësore, diskutimi për çështjet tona ka arritur vetëm në nivel dhe do të zyrtarizohet në Qeverinë e Kosovës. Anëtarësimi i Kosovës në NATO është goditje edhe për interesat e armiqve tanë. Me hyrjen në NATO vjen edhe ekonomia”, tha Haradinaj.
Më tej, Haradinaj shtoi se edhe pse nuk është shumë i afruar me partitë e tjera opozitare, ata do duhet të bashkohen si opozitë për të rrëzuar qeverinë aktuale, pasi sipas tij, kryeministri Albin Kurti po vazhdon me politikat antiamerikane.
"Duhet ta ndryshojmë Kurtin. Dhe kushdo që e ndryshon duhet të jetë në opozitë. Nuk është se jam i dashuruar as me PDK-në, as me LDK-në, por duhet të punoj me ta për ta hequr këtë njeri (Kurtin). Fatkeqësisht. Ai ka vazhduar të sillet si antiamerikan. Ka arritur të krijojë një besim te populli i vet si antiamerikan, gjë që është një rrezik për ne dhe është një gabim”, tha ai, raporton KosovaPress.
Haradinaj akuzoi qeverinë aktuale të Kosovës se ka krijuar stres të tepruar në negociatat me Serbinë dhe si shkak i vendimeve të Kurtit Kosova nuk po merr trajtimin e duhur në arenën ndërkombëtare.
“Në të kaluarën ka qenë e paraparë që çdo punë që bëjmë për dialog, ta bëjë edhe Serbia dhe në fund të na njohë si shtet, shikoni sa stres ka qenë që kur ka ardhur qeveria e Albinit, nuk po na trajtojnë sepse për vendimet dhe veprimet e tij të gabuara dhe ata nuk e kanë Serbinë në agjendën e tyre për të na njohur Duke e lidhur me Serbinë, ne nuk po kërkojmë që ata të nënshkruajnë marrëveshje, ata nuk janë gati, ne duam vetëm të punojmë me ju... Është mirë që të fuqizojmë rininë, do të krijojmë ministrinë e kategorive të lirisë, shtetet e tjera ta keni edhe atë, për t'ua kujtuar të gjithëve se sa e rëndësishme është kjo temë. Ne nuk do të dorëzohemi një ditë dhe do t'i ndërtojmë shtëpitë e UÇK-së”, tha Haradinaj.
Kujtojmë se më 9 shkurt të vitit 2025, Kosova do të shkojë një zgjedhje të përgjithshme dhe qytetarët e saj do të vendosin se kush do t’i qeverisë dhe për 4 vite të ardhshme.
Lini një Përgjigje