
Një tjetër sherr i dhunshëm me 6 të lënduar ka ndodhur ditën e djeshme në Kosovë.
Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur në Dragash, ku gjashtë persona kanë marrë lëndime në trup pas një sherri që ka ndodhur për motive të dobëta në fshatin Zgatar.
Gjithashtu, policia bën me dije se katër prej tyre janë liruar me vendim gjykate dhe ndodhen në spital duke marrë trajtim mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
“Pas një mosmarrëveshje verbale, situata eskalon në sulm fizik, ku gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Katër prej tyre pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar ndërsa dy prej tyre janë në kërkim policor”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se, një person ka humbur jetën në një lokal në Prishtinë pas një sherri fizik. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të mbrëmjes, në rrugën “Rexhep Luci” në Bonvivant, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 21 persona, 4 prej tyre me armë zjarri dhe 17 të tjerë nga thyerja e gotave dhe qelqeve.
Siç raportojnë mediat e Kosovës, dyshohet se gjithçka ka nisur pas një sherri verbal mes disa të rinjve.
Gjithashtu, mësohet se katër të lënduarit janë në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).
Lini një Përgjigje