TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Gusht 2023, 11:41

Tensionet në veri, ish-kreu i KQZ-së: Kryetarët e katër komunave duhet të japin dorëheqje

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në veri, ish-kreu i KQZ-së: Kryetarët e katër

Ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu ka kërkuar dorëheqjen e kryetarëve të komunave në veri, pasi shkarkimi përmes peticionit qytetar zvarrit shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Mazllum Baraliu thotë për KosovaPress se pavarësisht nisjes së procedurave për hartimin e një udhëzimi administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave në veri, duhet një marrëveshje politike që këta të fundit të japin dorëheqje, pasi stërzgjatja e zgjedhjeve të reja në veri i shkon përshtat vetëm Serbisë.

Qeveria e Kosovës gjatë kësaj jave ka nisur procedurat për largimin e kryetarëve të zgjedhur në veri të Kosovës dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si përgjegjëse e çështjeve të pushtetit lokal ka formuar një grup punues për hartimin e një udhëzimi administrativ për për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave.

Ky udhëzim administrativ është thënë se do të hartohet deri më 1 shtator.

tensionet në veri

Lini një Përgjigje