
Një 39-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pas sherrit me armë në Bon Vivant në Prishtinë.
I riu nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra.
Lajmin e ka konfirmuar shefi i repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka.
“Nga informacionet që kam nga ekipa kujdestare e Mjekimit Intensiv, 1 pacient që ka marrë plagë nga plagosja e mbrëmshme pas intervenimit kirurgjik është sjell për trajtim të mëtutjeshëm në Mjekimin Intensiv. Pacienti në fjalë edhe përkundër të gjithë trajtimit kirurgjik dhe terapisë intensive nuk ka arrit të iu mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit. Ka qenë i plagosur në regjionin e barkut, mosha e tij 39 vjeç”, tha Shaqiri.
I riu u përfshi në sherrin me armë në një lokal ku pas konfliktit mbetën të plagosur 17 persona.
Kujtojmë se, të plagosurit kanë marrë plagë nga arma e zjarrit dhe si pasojë e përplasjes që kanë pasur me pjesë qelqi. 7 prej tyre kanë marrë plagë nga arma e zjarrit, ndërsa njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ende nuk dihen shkaqet e sherrit mes personave, e cila agravoi deri në përplasje fizike dhe shkrepje arme.
Lini një Përgjigje