TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Gusht 2023, 08:18

Plagosja e 17 personave pas një sherri me armë në Prishtinë, policia jep detaje

Shkruar nga Pamfleti
Plagosja e 17 personave pas një sherri me armë në
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në orët e vona të mbrëmjes në qendër të Prishtinës, në një lokal, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 17 persona. Sipas autrorieteve fillimisht sherri ka filluar me objekte qelqi dhe më pas ka agravuar në përplasje me armë zjarri.

Mësohet se 7 prej tyre kanë marrë plagë nga arma e zjarrit, ndërsa njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë shëndetësore. Një prej të lënduarve është në rrezik për jetën.

Deklarata e plotë e policisë: 

Rreth orës 23:30, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal  në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga objekte qelqi.

Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore . 

Aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të përfshirë në rast, ndërsa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm.

Lini një Përgjigje