TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Gusht 2023, 08:05

Sherr me armë në një lokal në Prishtinë, plagosen 17 persona

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me armë në një lokal në Prishtinë, plagosen 17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në qendër të Prishtinës, në një lokal ku pas një sherri kanë mbetur të plagosur 17 persona. Të plagosurit kanë marrë plagë nga arma e zjarrit dhe si pasojë e përplasjes që kanë pasur me pjesë qelqi.

7 prej tyre kanë marrë plagë nga arma e zjarrit, ndërsa njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk dihen shkaqet e sherrit mes personave, e cila agravoi deri në përplasje fizike dhe shkrepje arme.

Në rrugën “Rexhep Luci” në Bonvivant, ka mbërritur menjëherë policia, e cila u lajmërua fillimisht për të shtëna me armë zjarri dhe të plagosur.

Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera hetimore.

Aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të përfshirë në rast, ndërsa pritet identifikimi i personave të tjerë të përfshirë.

Lini një Përgjigje