
Një 39-vjeçar ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, pasi u plagos rëndë nga incidenti i natës së mbrëmshme në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.
Mësohet se viktima nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra dhe humbi jetën në spital, tha doktor Shaqir Uka nga Klinika Intensive.
“Ka vdekur njëri prej të lënduarve nga plagët që kishte nga gjuajtja me armë në orët e mbrëmshme në Prishtinë. Ai ishte nën kujdesin intensiv kishte intervenik kirurgjik por për shkak të lëndimeve të mëdha, fatkeqësisht ka ndërruar jetë pasi nuk ka arritur t’i përballojë plagët”, ka thënë Uka.
Incidenti i mbrëmshëm ka ndodhur për shkak të një zënke në lokal. Sipas policisë, dy persona janë identifikuar si të implikuar në sherrin ku mbetën të lënduar 17 persona, 14 prej tyre janë vajza.
Lini një Përgjigje