TAGS-AT E JAVËS

Kosova31 Korrik 2024, 16:30

Thellohen divergjencat, Kurti i bojkoton takimin Osmanit; presidentja mesazh thumbues kryeministrit

Shkruar nga Pamfleti

Thellohen divergjencat, Kurti i bojkoton takimin Osmanit; presidentja mesazh

Thellohen divergjencat mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Osmani zhvilloi sot një takim me liderët e partive për të diskutuar datën e zgjedhjeve, por Kurti nuk shkoi. Ai kërkoi të përfaqësohej nga nënkryetari i VV, Glauk Konjufca, por Osmani nuk pranoi. Në konferencën për mediat, presidentja dha dhe mesazhin e saj.

Nuk e kam parë që dikush e ka quajtur bojkot mospjesëmarrjen e kryetarit të LVV-së. Siç e dini secili ka qenë i ftuar në nivel të kryetarëve të partive. Më duhet ta them që nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca ka shprehur gatishmëri të plotë që të vijë sot, mirëpo meqë të gjitha partitë kanë qenë të informuar që ky takim konsultativ është vetëm për nivel të kryetarëve, këtë parim e kemi mbajtur për të gjithë. Dhe ai me mirëkuptim e ka zbatuar. Sot nuk ka qenë kryetari i LVV-së dhe mund ta pyesni atë drejtpërdrejtë, besoj që është në zyrën e tij”, ka thënë Osmani.

Ndërkohë reagoi edhe Kryeministria. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në një deklaratë tha se kryeministri po merr pjesë në një drekë me 21 ambasadorë të akredituar në Kosovë, ku është i ftuar si mysafir nderi.

Dreka është caktuar më 10 korrik. Konfirmimi nga ana e kryeministrit për këtë drekë është bërë para tre jave. Në pamundësi për të marrë pjesë në orarin e propozuar, kryeministri Kurti ka sugjeruar që LV të përfaqësohet nga nënkryetari i parë i saj, Glauk Konjufca. Gjë që konsiderojmë që do të duhej të ishte e pranueshme. Kryeministri Kurti është i gatshëm të marrë pjesë në çdo takim të ardhshëm në një ditë dhe orë të përshtatshme”, tha ai.

Lini një Përgjigje