TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Korrik 2024, 15:47

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak nuk largohet; Këshilli i BE-së i zgjat mandatin deri në janar 2025!

Shkruar nga Pamfleti

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak nuk largohet; Këshilli i

Këshilli i BE-së i ka zgjatur mandatin e emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajmi u bë i ditur zyrtarisht sot nga Këshilli i BE-së përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.

Miroslav Lajçakut, përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështje tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, i është vazhduar mandati deri më 31 janar, 2025”, thuhet në vendim.

Emërimi i tij fillestar u bë më 2 prill 2020. Më herët, Lajçak ishte nominuar nga shefi i diplomacisë evropiane në largim Josep Borrell, për ambasador të Bashkimit Evropian në Zvicër.

Lini një Përgjigje