‘Pamfleti’ mëson se në mesin e të punësuarve të rinj në Byronë Kosovare të Sigurimeve janë Blinera Gashi, vajza e Zejnullah Gashit, Kryeprokuror i Prishtinës, Ylli Hasani, djali i Fejzullah Hasanit, ish- kryetar në Gjykatën Supreme të Kosovës, burri i Arta Ramaj, ish kryetare në Gjykatën Kushtetuese, Facon Sylejmani, vëllai i gjykatëses së Apelit, Frosina Sylejmanit, Djali i Zyhdi Hazirit, gjyqtar në Apel, Egzonjeta Beqiri, vajza e Emin Beqirit, ish shef i Krimeve Ekonomike...
Krimet financiare në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS) nga ish drejtori Sami Mazreku dhe shokët e tij po vazhdojnë të mbrohen nga drejtori aktual Shefik Gerbovci.
Ky grup ndaj të cilët autoritetet gjyqësore disponojnë disa padi dhe nisja e hetimeve nga Krimet Ekonomike për derdhjet financiare në xhep të Mazrekut me shokë; si Besarb Blakaj, Sokol Havolli..., kanë instaluar në Kosovë blerjen e mbrojtjes moderne.
Nuk ke nevojë që të paguash, por mjafton të punësosh fëmijët e prokurorëve dhe gjykatësve në punë dhe pastaj vjedh sa të duash.
Kështu mendoi dhe veproi Samiu me shok që tani po e mbron Gerbovci dhe kreu i BQK-së, guvernatori Ahmet Ismaili po hesht po ashtu nën arsyetimin e marrjes së disa masave kozmetike ndaj tyre, që si mision kanë zbutjen e hetimeve ndaj këtij grupi.
Në muajin tetor të vitit 2020, kur masha e Grupit Sami Mazreku dhe Besarb Blakaj filluan të implementojnë planin me ndihmën e krerëve të BQK-së (ish guvernatori Fehmi Mehmeti), larguan 74 punëtorë me eksperiencë nga puna dhe në vend të tyre punësuan 80 të tjerë të rinj.
Marrja e parave të siguracioneve nga emigrantët dhe falsifikimi i tyre nga ana e zyrtarëve të BKS u krye nën presionin e përjashtimit të punëtoreve nga puna. Drejtori Sami Mazreku largoi nga puna 74 punëtorë me arsyetimin mungesë buxheti, por disa muaj më pas siç dhe janë faktet punësoi numër më të madh punëtorësh.
Mazreku e dinte se punëtorët e vjetër nuk do të lejonin që të ndodhin keqpërdorime financiare.
Punëtoret e rinj të punësuar janë fëmijë të zyrtarëve të lartë të policisë, prokurorëve e gjykatësve se kështu menduan që nuk do i kap radari i drejtësisë.
‘Pamfleti’ mëson se në mesin e të punësuarve të rinj janë Blinera Gashi, vajza e Zejnullah Gashit, Kryeprokuror i Prishtinës, Ylli Hasani, djali i Fejzullah Hasanit, ish- kryetar në Gjykatën Supreme të Kosovës, burri i Arta Ramaj, ish kryetare në Gjykatën Kushtetuese, Facon Sylejmani, vëllai i gjykatëses së Apelit, Frosina Sylejmanit, Djali i Zyhdi Hazirit, gjyqtar në Apel, Egzonjeta Beqiri, vajza e Emin Beqirit, ish shef i Krimeve Ekonomike...
Mbrojtja moderne po bëhet edhe duke heshtur mediat. Në mesin e 80 punëtorëve të rinj janë punësuar edhe të afërm të gazetarëve.
Po ashtu janë blerë dhe media në llogari të të cilave janë derdhur qindra mijëra euro për çka ‘Pamfleti’ posedon dhe dokumentacion.
‘Pamfleti’ është media e parë që ka hulumtuar dhe publikuar krimet financiare të mafies në fushën e sigurimeve në Kosovë. Si rezultat i këtyre shkrimeve, Mazreku u detyrua të japë dhe dorëheqje.
Sipas burimeve të Pamfletit, Sami Mazreku është marrë në pyetje nga Krimet Ekonomike dhe çështja i ka kaluar Prokurorisë.
Ndërsa, ‘Pamfleti’ ka kontaktuar dhe me disa nga të larguarit nga puna që në gjykata kanë bërë padi ndaj këtij grupi mafioz.
Një nga këta të larguar që ka bërë padi për largimin nga puna, ka thënë për Pamfletin, se të punësuarit e rinj janë marrë pa konkurs publik dhe kryesisht janë punësuar në heshtje.
“ Janë 126 punëtorë të punësuar në pikat kufitare dhe mbi 60 të punësuar në qendër të Byrosë së Sigurimit të Kosovës apo mbi 180 punëtorë. Para se drejtori aktual të largonte nga puna 70 punëtorë, të cilëve nuk iu vazhdoi kontratat, në BKS ishin të punësuar 162 vetë”, thotë një prej ish-drejtorëve të BKS, i cili preferoi të mos komentonte këtë proces zyrtarisht.
Nuk ka pasur konkurs për burrin e Arta Hajrizit, ish kryetare e Gjykatës Kushtetuese, nën mandatin e së cilës është shpallur antikushtetues Ligji për Kryqin e Kuq, i cili obligonte kompanitë e sigurimeve të ndanin një për qind të vlerës së sigurimit të çdo automjeti për fondin e kësaj organizatës.
Po ashtu konkurs nuk ka pasur as për vëllain e gjykatëses së Apelit, Frosina Sylejmanit, djalin e gjyqtarit të Apelit Zyhdi Haziri, djalin e ish- gjyqtarit Fejzullah Hasanit etj., etj.
Në emër të kësaj mbrojtjeje moderne, Mazreku me shokë që prej katër vitesh jeton i papenguar nga organet e drejtësisë, ndonëse ka padi e hetime ndaj tij./Pamfleti
Lini një Përgjigje