TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Korrik 2024, 21:30

Kosova e "zemëruar" me BE-në, Gërvalla: Po punojnë për të na ndarë!

Shkruar nga Pamfleti
Kosova e "zemëruar" me BE-në, Gërvalla: Po punojnë
Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur lidhur me vendimin e BE-së për të liberalizuar vizat me pakicën serbe që jeton në Kosovë. Ajo ka deklaruar se disa aktorë brenda Bashkimit Europian, po punojnë për ndarjen e Kosovës. Gërvalla shtoi se vendimi i BE-së çon në rrugë të gabuar.

Ajo theksoi se Kosova nuk duhet të heshtë “përpara këtyre hapave të gabuar të BE-së”.

“Ne nuk kemi hezituar në vazhdimësi të paralajmërojmë dhe të informojmë aktorët e rëndësishëm në Bashkimin Evropian siç e shihni ata kanë marrë një vendim i cili, sipas gjykimit tonë, jo vetëm që çon në rrugë të gabuar, por të bën të kuptosh që disa aktorë në BE nuk janë edhe aq të interesuar për një integrim edhe më të mirë të minoriteteve, të pakicave jo shqiptare në Kosovë, në këtë rast të pakicave serbe, por punojnë më shumë në drejtim të një ndarjeje të tyre.

Mendojmë se kjo është rruga e gabuar, ne mendojmë se integrimi sa më i shpejtë i të gjithë qytetarëve të Kosovës me dokumente legale të Kosovës në të gjitha sferat qon në një atmosferë më të mirë për të gjithë ata dhe për të gjithë ne. Nuk heshtim që hapa të tillë të gabueshëm, të mos përsëriten, mirëpo duhet të jeni të ndërgjegjshëm që vendimet për BE-në i merr BE-ja dhe jo Kosova”, ka thënë Gërvalla.

Lini një Përgjigje