TAGS-AT E JAVËS

Kosova31 Gusht 2023, 09:18

Tensionet në veriun e Kosovës, Vjosa Osmani takim surprizë me kreun e NATO-s

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet në veriun e Kosovës, Vjosa Osmani takim surprizë me
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Më 7 shtator, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të mirëpresë në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri të ditur aleanca ushtarake perëndimore.

Pritet që në takimin Stoltenberg-Osmani temë kryesore të jetë situata e sigurisë në Kosovë, veçmas në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe.

Në njoftimin e NATO-s për këtë takim, sikurse edhe në të kaluarën kur ka pasur vizitorë nga Kosova, nuk përmendet funksioni që mban Osmani.

“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të takojë zonjën Vjosa Osmani-Sadriu”, thuhet në njoftim, ku shtohet se pas takimit, dy zyrtarët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Ndërkohë ditën e djeshme Osmani ka patur një replikë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron për vizat.

Presidentja e Kosovës,ka thënë të mërkurën se pezullimi i vendimit për heqje të vizave për qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024, do ta vriste dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo i ka bërë këto deklarata, duke iu referuar qëndrimit të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili tha më 28 gusht se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi.

nato osmani jens stoltenberg

Lini një Përgjigje