
Muzeu i muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarri. Nuk dihen shkaqet, por godina e ndërtuar me aq mund është shkatërruar tërësisht.
Për këtë ka shkruar edhe zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, i cili e ka fajësuar kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini.
Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjakovë, Sheremet Elezaj, ka deklaruar se deri tani nuk është raportuar për njerëz të lënduar.

“Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe Njësia e Zjarrfikësve të cilët janë duke bërë përpjekje për lokalizimin e zjarrit. Nuk është raportuar për pasoja në njerëz”, ka thënë Elezaj.
Vetë Komuna ka reaguar duke thënë se shumë objekte historike janë shpëtuar në kohë.
“Ajo çfarë ka ndodhur sonte me objektin e Tabhanës, është një lajm i keq për Gjakovën, lajm i cili na ka shokuar e indinjuar të gjithëve”, thuhet në reagimin e Komunës së Gjakovës.
Megjithatë komuna është treguar e kujdesshme duke thënë se presin hetimin e policisë për ta kuptuar shkakun e zjarrit.
Lini një Përgjigje