TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Korrik 2023, 22:30

Situata në veri të Kosovës, analisti: Rezistenca e Kurtit për të mos pranuar kushtet ia ka vlejtur

Shkruar nga Pamfleti

Situata në veri të Kosovës, analisti: Rezistenca e Kurtit

Analisti Sadri Ramabaja, ka komentuar situatën në Veri të Kosovës, ku duket se tensionet janë ulur.

Ai tha se ia ka vlejtur, rezistenca që bëri kreu i qeverisë Albin Kurti për të mos pranuar kushtet e Serbisë.

“Janë hedhur hapat konkretë, janë tërhequr 25% e njësive policore, e përbërësve të njësive policore. Përveç atyre janë bërë hapa të tjerë, dhe kjo nënkupton procesin ligjor të zgjedhjeve sërish të jashtëzakonshme në veri të Kosovës. Është diskutuar mënyra se si duhet thirrur këto zgjedhje pa cenuar kushtetueshmërinë, në përputhje të plotë me ligjin dhe Kushtetutën. Qëndresa e Qeverisë Kurti për të mos pranuar kushtet direkt, ia ka vlejtur”- tha ai në një intervistë për Euronews Albania,.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka fajësuar BE-në dhe SHBA-në për mosrespektimin e marrëveshjeve nga Serbia.

Në një intervistë për gazetën kroate “Veçernji List”, Kurti tha se Serbia nuk e respekton marrëveshjen për shkak të rrethanave lehtësuese që ndërkombëtarë, në radhë të parë Brukseli, por edhe Uashingtonit, i kanë dhënë Vuçiçit.

 

sadri ramabaja kurti

Lini një Përgjigje