TAGS-AT E JAVËS

Kosova23 Korrik 2023, 20:17

Isa Mustafa akuza Kurtit: E tensionoi situatën në veri për të marrë kredo politike

Shkruar nga Pamfleti

Isa Mustafa akuza Kurtit: E tensionoi situatën në veri për

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për tensionim të situatës në vend.

Ai ka deklaruar se Kurti po krijon reagim ndërkombëtar dhe sipas tij, po mundohet të fitojë pikë për shtensionim të situatës. Mustafa është shprehur se Kurti nuk mund t’i ikën zbatimit të marrëveshjes reciproke me Serbinë, ndërsa ka shtuar se Marrëveshja e Ohrit është më e dëmshme se ajo e 2013-s.

Problemi është se zoti Kurti po tensionon situatën në veri, por jo vetëm veri, po krijon një tensionim të situatës, po krijon një reagim ndërkombëtar lidhur me këtë dhe pastaj në një formë po dëshiron që të merr poenë për shtensionim, për një situatë që nuk ka pasur nevojë që të tensionohet, nuk ka pasur nevojë që të çohen gjitha ato forca policore në veri, nuk ka pasur nevojë që kryetarët e komunave në veri të instalohen në zyrat e tyre me njësi speciale të policisë, sepse nuk është Njësia Speciale e Policisë së Kosovës për të vendos kryetarët e komunave në zyrë por kanë një rol tjetër, e tani çfarë do të thotë kjo është një çështje krejt tjetër”, ka thënë ai.

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se situata në veri të vendit është ndërlikuar që nga viti i kaluar, kur është biseduar për targat e automjeteve e pastaj, sipas tij, me marrjen e masave të ndryshme në veri të vendit, të pakordinuara me ndërkombëtarët.

Ai deklaroi se kryeministri s’mund t’i ikë zbatimit të marrëveshjes së njohjes reciproke me Serbinë, përmes veprimeve të përshkallëzimit të situatës në veri.

Ka qenë një praktikë ne veri të vendit kanë qenë ndërhyrje të madha, ato janë bërë me pajtueshmëri ose me një koordinim me Amerikanët dhe me vendet e Quintit, edhe me komunitetin ndërkombëtar në përgjithësi me NATO-n dhe KFOR-in dhe ato kanë munguar kësaj radhe, pse kanë munguar duhet të japë arsye dhe shpjegim z.Kurti se pse kemi ardhur në këtë situatë që në Bruksel dhe në Ohër të pranohet një situatë e cila nuk ka qenë fare e paraparë që më herët të bëhet, sepse ka qenë e paraparë të bëhet një marrëveshje për njohje reciproke, një marrëveshje e fundit dhe e stabiliteti të sigurisë, themi e përkohshme që siguron një status quo që është bërë atje, por është bërë dhe është pranuar nga z.Kurti. Prandaj z.Kurti nuk mund të ikë zbatimit të kësaj marrëveshje përmes veprimeve të ndryshme të eskalimit të situatës në veri të vendit, çfarë ka bërë deri më tani”, nënvizon ai.

isa mustafa akuza kurtit

Lini një Përgjigje