TAGS-AT E JAVËS

Kosova23 Korrik 2023, 14:00

Albin Kurti: Vuçiçin e mërzit demokracia, kërkon të bëhet mbret!

Shkruar nga Pamfleti
Albin Kurti: Vuçiçin e mërzit demokracia, kërkon të
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidentin serb Vuçiç e bën nervoz demokracia.

Ai në një intervistë për mediat kroate “Vecernji list” ka thënë se Vuçiç dëshiron të bëhet mbret.

Ndër të tjerash ai ka thënë se në kufirin Kosovë-Serbi ka baza të ushtrisë serbe “prandaj jemi shumë të kujdesshëm”.

“Ne kemi blerë Bajraktarët, dyfishuam buxhetin e ushtrisë dhe rritëm numrin e ushtarëve. Në kufi janë bazat e ushtrisë serbe, prandaj jemi shumë të kujdesshëm”, tha Kurti.

Më herët gjatë kësaj jave Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, u ftuan në Bruksel, nga ndërmjetësit evropian, për të diskutuar veprimet për shtensionim të situatës si dhe hapat për zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit për normalizimin e marrëdhënieve.

Qeveria e Kosovës ditë më parë u pajtua me planin e Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në komunat veriore të banuara me shumicë serbe. Tashmë qeveria e Kosovës ka ulur për 25 për qind praninë e forcave policore në ndërtesat komunale dhe është pajtuar të lëvizë drejt mbajtjes së zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës.

"Prej javës së kaluar e kemi zvogëluar prezencën e Policisë së Kosovës për 25 për qind në tri ndërtesat komunale në veri. Tani kemi nisur t'ua hapim rrugën zgjedhjeve të parakohshme. Kosova është duke e zbatuar marrëveshjen e arritur me BE-në, në Bratisllavë, për shtensionimin e situatës”, shkroi kryeministri i Kosovës,Albin Kurti në profilet e tija në rrjetet sociale.

albin kurti

Lini një Përgjigje