TAGS-AT E JAVËS

Kosova23 Korrik 2023, 11:59

Profesori amerikan: Kurti u tregua i pamatur me veprimet e tij në Veri

Shkruar nga Pamfleti
Profesori amerikan: Kurti u tregua i pamatur me veprimet e tij në Veri
Albin Kurti

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin “John Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një intervistë për Demostat.rs i ka cilësuar si të pamatura veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Veri.

“Është e qartë se Kurti ishte i pamatur në lëvizjet e tij operative në Veri, sfidues kur ishte fjala për bashkësinë ndërkombëtare dhe provokues kur bëhej fjalë për bashkëqytetarët e tij, serbët e Kosovës. Jo vetëm arrestimet, por edhe trajtimi i serbëve të arrestuar, meritojnë hetim”, tha ai.


“Është interesante që Kurti kritikohet ashpër nga shqiptarët për qasjen e tij ndaj ShBA-së dhe BE-së, veriut, madje edhe ndaj serbëve të Kosovës. Opozita dhe një pjesë e madhe e mediave dhe shoqërisë civile, janë të zemëruar me Kurtin, jo vetëm për shkak të ndarjeve të brendshme, por edhe për shkak të ashpërsisë së tij ndaj serbëve të Kosovës dhe qëndrimit të tij në Veri”.

Joseph, thotë se politika në Kosovë nuk është garë se “kush mund të jetë më i ashpër ndaj serbëve”.

“Përkundrazi, opozita akuzon Kurtin se ka tjetërsuar pa nevojë ShBA-në dhe BE-në, për shkak të Veriut. Në përleshjen e pafalshme të javës së kaluar në parlamentin e Kosovës, shohim armiqësinë e fortë që ekziston në opozitë”, shtoi ai.

 

Lini një Përgjigje