TAGS-AT E JAVËS

Kosova21 Korrik 2023, 20:14

Vjosa Osmani i bllokon Kurtit ligjin për pagën minimale

Shkruar nga Pamfleti

Vjosa Osmani i bllokon Kurtit ligjin për pagën minimale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk do ta dekretojë Ligjin për pagën minimale deri në momentin kur Gjykata Kushtetuese ta shqyrtojë kushtetutshmërinë e tij.

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka dorëzuar të premten në Kushtetuese kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.

Këtë kërkesë të AAK-së e kanë nënshkruar edhe dy ish-deputetët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi e Fatmir Humolli.

Nga Presidenca kanë konfirmuar për Telegrafin se Osmani nuk do ta nënshkruajë ligjin deri në vendimin e gjykatës.

“Gjykata Kushtetuese sot e ka njoftuar Presidenten Osmani se grupi parlamentar i AAK-së dhe dy deputetë të tjerë kanë kërkuar shqyrtimin e kushtetueshmërisë së Ligjit për Pagën Minimale. Rrjedhimisht, Presidentja Osmani nuk do ta nënshkruajë këtë ligj, përpara se të kryhet shqyrtimi në Kushtetuese”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidencës.

Lini një Përgjigje