TAGS-AT E JAVËS

Kosova19 Korrik 2023, 16:06

BE rikthen në tryezën e bisedimeve Kosovën dhe Serbinë, kryenegociatorët e Prishtinës dhe Beogradit takohen në Bruksel

Shkruar nga Pamfleti

BE rikthen në tryezën e bisedimeve Kosovën dhe Serbinë,

Ditën e sotme kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë ndodhen në Bruksel për takime në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Përfaqësuesi i Kosovës, Besnik Bislimi i Kosovës dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviç u ftuan nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

BE-ja në këtë takim synon që dy shtetet të zbatojnë Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe pikat e dakordësuara në takimin e Ohërit në muajin mars.

Në Bruksel ndodhet dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili do të zhvillojë një takim të veçantë me Lajçak. Vuçiç do të takohet edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin pritet të diskutojë situatën në veri të Kosovës.

be dialogu kosovë serbi

Lini një Përgjigje