TAGS-AT E JAVËS

Kosova18 Korrik 2023, 20:54

Escobar kërcënon Vuçiçin: Nëse refuzon zgjedhjet në veri do të përballet me pasoja

Shkruar nga Pamfleti

Escobar kërcënon Vuçiçin: Nëse refuzon zgjedhjet

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se ka marrë zotime që Serbia nuk do t’i kundërshtojë zgjedhjet e ardhshme në veri të Kosovës dhe se Serbia do të përballet me pasoja nëse vepron ndryshe.

Ai i ka bërë këto deklarata para Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, teksa ka diskutuar për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe qasjen e Shteteve të Bashkuara ndaj këtij rajoni.

Duke folur për tensionet e fundit në veri të Kosovës, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në shtensionim dhe se janë duke punuar për t’i çuar përpara shtetet e Ballkanit Perëndimor drejt integrimeve evropiane dhe transaltantike.

Escobar ka thënë se shpreson në përparim të rëndësishëm këtë vit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai është ndalur sidomos të Marrëveshja e Ohrit – e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në mars të këtij viti – duke thënë se ajo ofron mundësi të jashtëzakonshme që dy vendet të krijojnë marrëdhënie paqësore me njëra-tjetrën.

Marrëveshja i kërkon Serbisë që ta njohë sovranitetin e Kosovës dhe integritetin e saj territorial. T’ia njohë simbolet kombëtare, flamurin, dokumentet qeveritare, diplomat, targat e makinave dhe ia ndalon Serbisë që ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Kosovës i kërkohet që të zbatojë obligimin që e ka për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ne besojmë që të dyja vendet duhet të angazhohen menjëherë në këto aspekte, pa parakushte. Duhet të nisin ta kryejnë pjesën e tyre”, ka thënë Escobar.

Ai tha gjithashtu se nuk janë vendosur sanksione ndaj Kosovës por janë marrë masa. Escobar shtoi se duan të shohin më shumë angazhim nga Kosova për përmbushjen e planit trepikësh të BE-së për shtensionimin e situatës në veri.

Nuk kemi marrë angazhim të plotë nga Kosova, por pajtohemi me Kosovën në shumë standarde demokratike që duan t’i aplikojnë. Gjithashtu pajtohemi me Kosovën që ata që sulmojnë gazetarët dhe KFOR-in duhet të marrin ndëshkim, por ne ende presim të shohim përafrim në planin lehtësues të BE-së. Ne do të punojmë me Qeverinë e Kosovës që t’i bindim që është në interesin e tyre të punojnë me SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, NATO-n, BE-në, QUINT-in, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë që është po ashtu pjesë e procesit”, ka thënë ai.

escobar kosova serbia

Lini një Përgjigje