TAGS-AT E JAVËS

Kosova23 Korrik 2023, 17:06

Europa "përvëlohet", në Kosovë parashikohen reshje shiu, breshër dhe shkarkesa të forta elektrike

Shkruar nga Pamfleti

Europa "përvëlohet", në Kosovë parashikohen reshje

Temperaturat pritet të pësojnë ulje deri në 29 gradë gjatë javës së ardhshme, mirëpo në Kosovë, parashikohen edhe stuhi shiu e vetëtima.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme, temperaturat maksimale do të zbresin deri në 29 gradë celsius.

Parashikohet kryesisht mot me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa orët të pasdites pritet të depërtojë një front stacionar, i cili do të krijojë vranësira konvektive, me rebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa të forta elektrike.

Moti i keq me rebesh shiu, breshër e vetëtima përfshiu ditët e fundit vendet si Kroacia, Sllovenia, Serbia dhe disa rajone të Italisë.

reshje shiu kosove temperatura

Lini një Përgjigje