
Ish-ambasadori Lulzim Peci ka komentuar mbi zgjedhjet në Spanjë dhe rezultatet që mund të sjellin zgjedhjet në raport me qëndrimin e Madridit për pavarësinë e Kosovës.
Peci shkroi në Facebook se fitorja e së majtës do t’i interesonte Kosovës, ndërsa fitorja e së djathtës pritet të sjellë një rikthim në pozicionin e ngurtë.
“Nëse e majta fiton sot ne zgjedhjet e përgjithshme ne Spanjë, mund të pritet një qasje fleksibël e Madridit ndaj Kosovës, mirëpo nëse fiton e djathta, mund të pritet rikthimi në pozicionin e ngurtë, në mos me të vrazhdë se ish-qeveria e Rajoyit”, shkroi Peci.
“Astrologjia e rrethanave ndërkombëtare për Kosovën, në këtë rast, do të komplikohet edhe më tutje”, shtoi drejtori i institutit KIPRED.
Lini një Përgjigje