TAGS-AT E JAVËS

Kosova21 Korrik 2025, 16:05

“Serbia po kërcënon Kosovën”, Kurti: Nuk do të tolerojmë deklaratat e Vuçiçit!  

Shkruar nga Pamfleti

“Serbia po kërcënon Kosovën”, Kurti: Nuk do të
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i quajti kërcënuese dhe destabilizuese deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç i cili dje tha se do të përgjigjen “ashpër” pas ndalimit dhe paraburgosjes së ndihmësit të drejtorit të të ashtuquajturëz syzë për Kosovën në qeverinë serbe, Igor Popoviç. 

Kurti tha se Popoviç po trajtohet me profesionalizëm nga institucionet e drejtësisë në Kosovë dhe se Serbia është ajo që qëndron kundër drejtësisë. 

Ai i cilësoi këto deklarata si kërcënuese, destabilizuese dhe të papranueshme, duke theksuar se Kosova është një shtet demokratik dhe ligjor, ku drejtësia vepron pa dallime etnike apo politike. 

“Serbia po përpiqet të ndërhyjë në punët e brendshme  të Kosovës nëpërmjet veprimeve hibrike. Në harkun kohor në më pak se një vit, 6 persona janë arrestuar në Kosovë për spiunazh në shërbim të strukturave të sigurisë së Serbisë. Kreu i shtetit verior fqinj të Kosovës, po organizon veprime të tilla dhe po vazhdon me instrumentalizimin e grupeve kriminale terrorist për qëllime politike dhe shtetërore. 

Kosova po kërkon me ngulm dorëzimin e Radoiçiç dhe 44 anëtarëve të tjerë të grupit terrorist, por presidenti serb po i shfrytëzon ata për të kërcënuar studentët dhe qytetarët në Serbi sipas metodave të dikurshme të Millosheviçit, ku pikërisht Vuçiç ishte ministër i tij i informimit dhe propagandës. 

Kosova nuk do të tolerojë asnjë përfshirje të grupeve terroriste të tilla në jetën publike. Kosova nuk do të normalizojë gjuhë e urrejtjes, përçarjes etnike, dhe fyerjes së vlerave tona kombëtare, historike. Nuk jemi të frikësuar nga retorika e Vuçiçit, por jemi te vendosur për të mbrojtur ligjin dhe rendin tonë. 

Për të kërcënuar një shtet ku ka rend dhe ligj siç është Kosova, dërgohet një zyrtar shtetëror për të nxitur përçarje dhe më pas kërcënohet me pasoja, kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë”, deklaroi Kurti. 
 

Lini një Përgjigje