
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kosovë, në aksin Prishtinë-Pejë, ku janë përfshirë tre automjete.
Si shkak i aksidentit mësohet se janë plagosur 9 nëntë persona, ku njëri prej tyre sipas raportimeve nga mediat e Kosovës është në gjendje të rëndë.
Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
“Rreth orës 18:36 në magjistralen Prishtinë – Pejë, në Gllarevë, ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë tri automjete. Nëntë persona janë lënduar, ndërsa sipas mjekut kujdestar një prej tyre ka pësuar lëndime serioze”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Lini një Përgjigje