TAGS-AT E JAVËS

Kosova18 Korrik 2025, 21:59

Mbajti fjalim kundër UÇK-së në Rahovec, arrestohet zyrtari serb; pritet dëbimi i tij nga Kosova!  

Shkruar nga Pamfleti
Mbajti fjalim kundër UÇK-së në Rahovec, arrestohet zyrtari
Ndihmësdrejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviç


Ndihmësdrejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviç, është arrestuar të premten nga Policia në pikën kufitare në Bërnjak pasi gjatë ditës kishte mbajtur fjalim kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hoçë të Madhe të Rahovecit. 

Popoviç e kishte cilësuar UÇK-në si organizatë terroriste dhe krahasoi veprimet e saj me ato çka po ndodhin në Gazë, gjatë fjalimit të mbajtur në ceremoninë për përkujtimin e viktimave serbe në komunën e Rahovecit. 

Gjithashtu, në këtë deklaratë ai ka akuzuar institucionet ndërkombëtare për dështim në drejtësi, duke pretenduar se autorët e krimeve ndaj serbëve nuk janë ndëshkuar asnjëherë. 

Pas arrestimit të tij, burime për “Gazeta Express”, kanë deklaruar se pritet që Popoviç të dëbohet nga Kosova dhe t’i ndalohet hyrja në territorin e Kosovës.  

"Pas deklarimit të rastit nga ana e Institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës, tani ai është arrestuar nga PK dhe do të dëbohet nga Kosova dhe do t’i ndalohet hyrja ne Kosovë’’, thanë burimet për “Gazeta Express”.  
 

Lini një Përgjigje