TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Korrik 2025, 18:34

Presidentja Osmani sërish shënjestër e kërcënimeve: Do vij të të vras ty dhe familjen tënde! 

Shkruar nga Pamfleti
Presidentja Osmani sërish shënjestër e kërcënimeve: Do
Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është bërë sërish objekt i një kërcënimi të drejtpërdrejtë përmes emailit, të dërguar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Lajmi e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina.

Emaili u dërgua në gjuhën angleze nga një person me emrin Betim Ibrahimi.

Në përmbajtje, janë përdorur fjalë ofenduesë dhe kërcënime të rëndë për jetën dhe familjen. 

“Do të vij të të vras ty, po ashtu edhe familjen tëndë. Për tradhti. Për ndërrimin e flamurit tonë. Për ndjekjen e njerëzve dhe marrjen e vendimeve bazuar në mendimet e tyre… A janë shenjat në Serbi në të dyja gjuhët, shqip dhe serbisht?”, shkruhet në emailin e dërguar më 16 korrik në ora 00:15.

Presidentja Osmani është kërcënuar disa herë me jetë, por deri më tani nuk ka pasur të arrestuar.

Presidentja Osmani sërish shënjestër e kërcënimeve: DoPresidentja Osmani sërish shënjestër e kërcënimeve: Do

Lini një Përgjigje