Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se po pret ndërshkimin e agresërëve serbë që sulmuan policinë në veri.
Ai theksoi se personat e përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit janë pjesëtarë të organizatës, Mbrojtja Civile ose të Brigadës Veriore – të dyja të shpallura terroriste në Kosovë, në qershor të këtij viti.
“Presim që të ndodh ndëshkimi për sulmuesit, në këtë rast Serbisë që e mbështeti ushtarakisht, financiarisht, politikisht, zyrtarisht atë që ndodhi në Banjskë të Zveçanit. Por në të njëjtën kohë edhe ekstradimi i të gjithë atyre që po ndjeken sepse ikën nga vendi i krimit. Më lejoni të përkujtoj se me datën 26 qershor në Kuvendin e Kosovës ne i kemi shpallur dy organizata terroriste, ‘Mbrojtjen civile’ dhe ‘Brigadën veriore’, të cilat kanë vepruar dhe veprojnë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale”, ka thënë Kurti.
Sipas Kurtit, çështja më e rëndësishme aktualisht është siguria e Kosovës dhe ndëshkimi për sulmuesit e Policisë së Kosovës.
“Ndëshkimi për sulmuesit nënkupton ndëshkimin e Serbisë, e cila e mbështeti financiarisht, ushtarakisht, logjistikisht, politikisht, publikisht, zyrtarisht, atë që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, por në të njëjtën kohë edhe ekstradimi, dorëzimi i të gjithë atyre, të cilët janë duke u përndjekur, sepse ikën nga vendi i krimit dhe nga shteti ynë”, ka thënë Kurti teksa ka marrë pjesë në një tryezë të Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS) lidhur me arritjet e deritanishme dhe pritjet nga Procesi i Berlinit.
Si pasojë e sulmeve në veri u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.Gjatë përleshjeve me policinë janë vrarë edhe tre sulmues.
Ndërkohë po sot KFOR-i njofton se po shton praninë dhe aktivitetin e tij në veri të Kosovës pas sulmit terrorist në veri.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë prezenca e KFOR për mediat në Prishtinë.
Më tej, ritheksohet se qëllimi i KFOR-it është ruajtja e një mjedis të sigurt dhe liria e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
Lini një Përgjigje