TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Tetor 2023, 23:00

Kongresmenja McClain: Çdo kërcënim ndaj Kosovës i papranueshëm, SHBA-ja duhet t’i qëndrojë pranë

Shkruar nga Pamfleti

Kongresmenja McClain: Çdo kërcënim ndaj Kosovës i

Kongresmenja amerikane Lisa McClain, ka reaguar për sulmin e armatosur në veri të Kosovës.

Në një shkrim në rrjetin social “X”, ajo tha se Kosova ka qenë prej kohësh një aleate e fortë e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s dhe bota e lirë është e përkushtuar ndaj sovranitetit të tyre.

McClain shton se çdo agresion ndaj Kosovës nga shtetet e mbështetura nga Rusia është i papranueshëm dhe kërcënim për sigurinë globale.

Kosova ka qenë prej kohësh aleate e fuqishme e SHBA-së dhe NATO-s, dhe bota e lirë është e përkushtuar ndaj sovranitetit të saj. Çdo agresion kundër Kosovës nga shtetet e mbështetura nga Rusia është i papranueshëm dhe kërcënim ndaj sigurisë globale. SHBA-ja duhet të qëndrojë pranë Kosovës”, ka shkruar McClain.

Lini një Përgjigje